'Pas martesës ndryshoi gjithçka', nëna 20-vjeçare rrëfehet se si e dhunonte ish-burri (VIDEO)

'Pas martesës ndryshoi gjithçka', nëna 20-vjeçare rrëfehet se si e dhunonte ish-burri (VIDEO)

Foto Ilustruese

Vetëm 20 vjeçe dhe nëna e një fëmije 1 vjeç, ajo jeton në njërën nga dhjetë shtëpitë e sigurta në Kosovë, të cilat kryesisht strehojnë viktima të dhunës në familje.

Ne jemi dashur me njëri-tjetrin. Në atë kohë marrëdhëniet kanë qenë ndryshe, ishim të lumtur. Vendosëm që të martohemi, por me marrëveshjen që do ta vazhdoj shkollimin, pasi unë e kam dashtë shumë shkollën, kam qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Pas martesës ndryshoi gjithçka. Më ka rrahur me shuplaka, grushte, shqelma, dhe nuk i ka interesuar më pas gjendja ime, nëse jam alivanosur apo çfarë ka ndodhur me mua.

E dhunuara

Në intervistën e dhënë për REL ajo flet edhe për mungesën e mbështetjes që i kanë ofruar autoritetet apo edhe vetë familja.

Sa herë kam shkuar në Polici, atje më kanë bindur të kthehem tek ai dhe më kanë thënë se këto gjëra nuk do të ndodhin më.

E dhunuara 

Ajo ka shtuar se familja e saj ka thënë se do ta pranonin të kthehej prapa në shtëpi, por pa fëmijën e vogël, gjë të cilën ajo nuk e pranoi ta bënte./rel

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja