Pas mbiprodhimit, rritet 25% çmimi i vajit të ullirit për eksport

Pas mbiprodhimit, rritet 25% çmimi i vajit të ullirit për eksport

Foto ilustruese

Në 2022 pati mbiprodhim të vajit të ullirit, ku fillimisht shumë fermerë u përballën me mungesë të tregut të shitjes. Në muajin maj u hap tregu për eksportin e vajit të ullirit, veçanërisht në Itali që më pas përpunohet si brand i huaj. Rritja e kërkesës për vajin rifuxho shqiptar u ndikua nga mungesa e prodhimit të ullirit në vendet, Spanja dhe Italia të mbjellat e të cilëve u prekën nga thatësira e pranverës.

Vaji i ullirit u mblodh nga pikat e grumbullimit me çmim deri në 400 lekë për litër, ku nga fermerët u vlerësuan se shitjet ishin nën kosto. Sakaq nga fermerët pohohet se ditët e fundit çmimi i shitjes së vajit që përpunohet si markë e huaj për eksport është rritur 25%, duke arritur 500 për litër, për shkak të kërkesës së lartë që vijon të jetë jashtë.

Për periudhën janar -qershor 2023 sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë u importuan 1,400 ton vaj, kundrejt 326 ton vaj që u importuan në total në 2022. Krahasuar me 2022 eksportet deri në muajin qershor janë 3-fishuar. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Irfan Tarelli tha për Monitor se në raport me vjet importet e vajit të ullirit janë shumë herë më të larta. Ndërsa sipas tij çmimi mesatar i shitjes është 600 lekë për litër.

Pas problematikës së mprehtë të vitit të kaluar ku fermerët u përballën me prodhim të lartë të vajit të ullirit dhe për shkak të mungesës së shitjes u detyruan ta magazinojnë në shtëpitë e tyre, Ministria e Bujqësisë sipas Tarelit parashikon të vijojë me strategjinë për nxitjen e eksporteve , nëpërmjet zbatimit të 3 masave.

“Parashikojmë të shtojmë kapacitetet grumbulluese, depozituese, paketuese dhe etiketimin te vaji i ullirit. Financimi për këto qëllime do të jetë pjesë e programit IPARD III që pritet të fillojë së shpejti. Pra do të vijojë të ndiqet e njëjta skemë 50% e financimit nga fondet e IPARD dhe 50% nga subjektet aplikuese.

Masë tjetër për kulturën e ullirit do të jetë edhe vazhdimi i organizmit të fermerëve për bashkimin e ngastrave me ullinj. Kjo iniciativë ka nisur zbatimin në bashkitë Roskovec dhe Vlorë. Pritet të zbatohet edhe në bashki të tjera, pavarësisht se është e vështirë, pasi për shkak të mentalitetit të fermerëve për mosbashkimin e ngastrave. Gjithashtu për këtë vit parashikojmë ngritjen e laboratorëve të akredituar pranë Universitetit Bujqësor me qëllimin ofrimin falas së analizave për cilësinë e vajit të ullirit”, pohoi ai.

Në total sipas të dhënave të drejtorisë të Zhvillimit Rural për vitin 2022 u prodhua 150 mijë ton ullinj, rreth 40% më shumë se në 2021. Në total vaji i prodhuar arrinte 25 mijë deri në 30 mijë ton vaj ulliri. Tareli tha se për vitin 2023 sasia e prodhimit të ullirit pritet të jetë më e ulët se për shkak të kushteve të papërshtatshme klimaterike. Ministria e Bujqësisë parashikon që për vitin 2023 të prodhohen 140 mijë ton ullinj./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital 

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital