Pas Milaim Zekës, arrestohet një tjetër deputet në Kosovë

Pas Milaim Zekës, arrestohet një tjetër deputet në Kosovë

Deputeti Shkumbin Demaliaj

Policia e Kosovës arrestoi të enjten deputetin Shkumbin Demaliaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Atij ju shqiptuar masa e ndalimit 48 orësh nën dyshimet për “kërcënim”.  Demaliaj, i cili ishte edhe anëtar i Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës, kishte përdorur gjuhë të ashpër ndaj ish prokurorit Elez Blakaj, i cili kishte hetuar çështjen e “Listës së veteranëve” ndërsa muajin e kaluar u largua nga Kosova për shkak të sic tha kërcënimeve për shkak të hetimeve.

Demaliaj dhe 11 anëtarë të tjerë të komisionit qeveritar janë akuzuar më 12 shtator nën dyshimet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në rastin e njohur në Kosovë si “veteranët”.

Po të enjten një gjykatë në Prishtinë i i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh deputetit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, i cili u ndalua të mërkurën nën dyshimet për kërcënim ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, Afrim Shefkiu, që ka ngritur aktakuzë kundër deputetit Zeka dhe dy personave të tjerë për veprat penale “mashtrim, shmangie nga tatimi dhe pastrim parash”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?