IRAK- Pas pushtimit të qytetit më të madh, Mosulit, një tjetër qytet i Irakut ka dalë jashtë kontrollit. Bëhet fjalë për Kirkuk-un, një qytet i pasur me naftë që tani kontrollohet nga forcat kurde.

BBC komenton se luftëtarët kurdë shihen si një mburojë kundër kryengritësve muslimanë synitë, të cilët kanë zaptuar disa qytete dhe fshatra vetëm gjatë kësaj fillimjave. Ndërkohë ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag tha të enjten se qeveria turke nuk po punon për hartimin e ndonjë mandati të ri për të autorizuar një operacion ushtarak përtej klufirit me Irakun, ku militantët po mbajnë peng rreth 80 shtetas turq.

Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka dënuar sulmet nga militantët islamikë në qytetet më të mëdha të Irakut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se po studiojnë mundësinë e ndërhyrjes në Irak. Ndërkohë raportohet se qeveria e Irakut është zhytur në kaos dhe është treguar e gatshme të presë sulme ajrore amerikane kundër militantëve islamistë. 

Redaksia online
(b.b/Shqiptarja.com)