Modelja seksi Nina Agdal duket se e ka hedhur prapa krahëve historinë me këngëtarin Max George pas ndarjes me të në muajin nëntor.

Ajo është fotografuar duke u puthur plot pasion me një mashkull tjetër gjatë kohës që relaksohej në Majemi.

Në një kohë kur ishi i saj po performonte me bandën e tij në Majemi ditën e premte, Nina u fotografua krah modelit Reid Heidenry.

nina agdal

Agdal dukej e mrekullueshme një këmishë të bardhë plazhi, ndërkohë që flokët e gjatë i kishte hedhur mbi supe dhe normalisht që i dashuri i ri nuk mund të mbante sytë dhe duart larg saj.

Ai është fotografuar duke e puthur dhe ledhatuar, ndërkohë që Nina është dukur mjaft e lumtur.

Nina dhe Max ishin në lidhje prej një viti pasi u njohën gjatë një fushate të Buffalo, por një burim ka shprehur se ata ishin të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe për këtë u ndanë.

(b.t/shqiptarja.com)