Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në një shkollë të mesme në Florida, në të cilën një ish-student i saj hapi zjarr drejt studentëve dhe profesorëve në momentin që ata po dilnin nga shkolla, ku si pasojë e ngjarjes ngelën 17 të vrarë dhe 50 të plagosur, ndërkohë ka reaguar menjherë presidenti Trump me një postim në Twitter.

Ndërkohë presidenti Trump shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave dhe thotë se asnjë nuk duhet të ndihet i pasigurtë në një shkollë në amerikë.

 “Lutjet dhe ngushëllimet e mia për familjet e viktimave nga të shtënat e tmerrshme të Florida. Asnjë fëmijë, mësues apo dikush tjetër nuk duhet të ndihen të pasigurt në një shkollë amerikane”, ka shkruar Trump përmes një postimi në Twitter.

3
Reagimi i Presidentit Trump në Twitter

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com