Pas dy muajsh ka shpërthyer për herë të tretë vullkani Kilauea në Hawaii, duke nxjerrë burime llave dhe duke nxitur autoritetet të rrisin nivelin e alarmit.
Mediat e huaja shkruajnë se vullkani i Kilaueas këtë vit është një nga më aktivë në planet dhe filloi mesditën e së dielës, raporton ApNews.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave në Hawai, autoritetet e ngritën alarmin e vullkanit nga “ruajtja” në “paralajmërim” dhe në të kuqe për aviacionin. Imazhet e transmetuara drejtpërdrejt përmes kamerës së internetit tregojnë çarje në bazën e kraterit të vullkanit, duke nxjerrë magmë dhe duke lëshuar re të mëdha tymi mbi një zonë të gjerë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Observatori ndër të tjera ka theksuar se ata që jetonin në një distancë të sigurt nga zona e vullkanit nuk ishin në rrezik, por këshilloi banorët të shmangin grimcat vullkanike të hedhura në ajër nga shpërthimi, pasi ato mund të shkaktojnë probleme në frymëmarrje.
Vullkani i dytë më i madh i Havait ka qenë i fjetur për dy muajt e fundit, pas shpërthimeve në janar dhe qershor të këtij viti.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)