Pas një periudhe disi delikate, vjen suksesi... Zbuloni shenjat me fat për ditën e sotme

Pas një periudhe disi delikate, vjen suksesi... Zbuloni shenjat me fat për ditën e sotme

DASHI

Venusi do ju mbështesë pa kushte gjate kësaj dite dhe do beje qe çdo gjë mes jush dhe atij qe keni ne krah te ece sa me mire. Asnjë nuk do arrije t’ua turbulloje atmosferën. Beqaret do jene me fat dhe me ne fund do arrijnë te takojnë personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar do jeni me fat. Te ardhurat do rriten goxha dhe mund te bëni investimet qe keni menduar.

DEMI

Dielli do e ngrohe gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot dhe do ndiheni me mire se me pare. Nuk do e mbani me mendjen tek problemet e se shkuarës. Beqaret nga ana tjetër do kenë njohje te reja dhe mund te fillojnë marrëdhënie pasiononte me ta. Ne planin financiar perspektivat duken goxha te mira. Do dini edhe sa te shpenzoni qe gjendja te mbetet përherë e qëndrueshme.

BINJAKET

Saturni do jete planeti qe do kujdeset për jetën tuaj ne çift sot dhe do ju nxite t’i mbani premtimet qe i keni bere partnerit. Edhe ai do përkujdeset me tepër për ju dhe do ua shprehe ndjenjat. Beqaret nuk do dine si te sillen me personat qe do takojnë dhe kane për te humbur mundësi te shkëlqyera. Te ardhurat do përmirësohet ndjeshëm për shkak te gjithë masave qe keni marre me herët.

GAFORRJA

Nëse keni një lidhje ka rrezik qe sot te ëndërroni për dike tjetër. Ky ne fakt do jete gabim dhe nga ana tjetër nuk do ju lere aspak te qete. Beqaret do ndihen me te gëzuar se me pare sepse do takojnë një person qe do iu përshtatet ne te gjitha aspektet. Çdo gjë për ta ka për te qene me e bukur. Edhe gjendja financiare do jete goxha e mire për shkak te mbështetjes se madhe te Merkurit.

LUANI

Për njëherë te vetme ju do te mendoni me shume për te ardhmen sesa për te tashmen apo te shkuarën. Kjo do jete gjë e mire dhe keni për ta pare sa përfitime do ju sjelle. Beqaret qe kane kohe qe janë vetëm apo sapo janë ndare, mund te realizojnë ne mesdite takime drithëruese. Financat do dini mire si t’i organizoni ne mënyrë qe situata te mbetet gjithë kohës e qëndrueshme.

VIRGJERESHA

Plutoni do sjelle qëndrueshmëri ne jetën tuaj ne çift sot. Do flisni me hapur me atë qe keni ne krah dhe do mendoni seriozisht për te zgjeruar familjen. Beqaret nga ana tjetër, duke u përkujdesur për familjen dhe punën, nuk do kenë shume kohe për flirte dashurore. Ne planin financiar do jeni me te matur se me pare dhe nuk do ju ndodhin aspak probleme.

PESHORJA

Dite e veçante dhe e begate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni besim te plote tek ai qe keni ne krah dhe mund te merrni vendime te rëndësishme. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse do lëndohen pa mase. Ne planin financiar do i keni te gjitha kushtet dhe mundësitë për ta përmirësuar situatën e për te bere edhe disa investime afatgjata.

AKREPI

Pas një periudhe disi delikate për ata qe janë ne një lidhje, sot çdo gjë do ndryshoje. Do keni me tepër besim tek partneri dhe do i pranoni gabimet qe keni bere. Beqaret nuk do i ndaloje asgjë për te hedhur hapat e duhura e për te filluar një lidhje te bukur. Buxheti do përballet me vështirësi te mëdha, megjithatë nuk duhet ta lëshoni veten. Kërkoni edhe mbështetjen e familjareve.

SHIGJETARI

Jeta juaj ne çift do marre bekimin e yjeve gjate gjithë kësaj dite dhe çdo gjë mes jush dhe partnerit ka për te ecur për mrekulli. Beqaret do preferojnë ta bëjnë çdo gjë ne fshehtësi te plote sepse ashtu do përjetojnë me tepër kënaqësi. Ne planin financiar do jeni me fat. Filloni nga shlyerja e disa borxheve te vjetra e me pas kryeni shpenzimet me te domosdoshme.

BRICJAPI

Dita e sotme nuk do filloje shume mire për ata qe janë ne një lidhje, por çdo gjë do sqarohet shpejt dhe pas mesditës do shtohen emocionet dhe momentet harmonike. Beqaret do kenë disa takime interesante, por do pëlqejnë disa persona njëherësh dhe nuk do dine çfarë zgjedhjeje te bëjnë. Ne planin financiar asgjë nuk do mund ta prishe ekuilibrin qe mbizotëron.

UJORI

Sot do jeni ne humor shume te mire ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do ketë përmirësime te jashtëzakonshme. Po vazhduat me këtë sjellje shume shpejt do kaloni ne një stad tjetër. Beqaret nuk duhet te dalin me shume persona sepse do shpërqendrohen dhe me pas nuk do dine ke te zgjedhin. Me paratë nuk do i keni punët shume mire.

PESHQIT

Do përkujdeseni tej mase për partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe çdo gjë qe do bëni do ju shpërblehet me dashuri nga ana e tij. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te kërkuar dashurinë, kështu qe edhe mundësitë qe do iu jepen ata do i refuzojnë. Ne planin financiar do keni vështirësi te njëpasnjëshme dhe te gjitha këto nga pamaturia e kohëve te fundit. Pa mbështetjen e te afërmve nuk do ja dilni dot.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)