Pas zhvendosjes së obeliskut të ABC-së në Mësonjëtoren e Korçës, debate dhe për muzealizimin. Kotherja: S’ka pas asgjë origjinale në muze

Restaurimi dhe muzealizimi i Mësonjëtores së parë shqipe (Muzeut të Arsimit në Korçë) nga studioja projektuese “Iri” pas rihapjes nuk është mirëpritur nga qytetarët korçarë. Pas debateve për zhvendosjen e obeliskut simbol të ABC edhe për rikonceptimin e godinës me elementë, objekte dhe teknologji moderne, qytetarë edhe specialistë të trashëgimisë, e cilësojnë të pavend për godinën që në 7 mars të 1887 shërbeu, si shkolla e parë laike shqipe. Ish-përgjegjësi i muzeut të arsimit, Vladimir Toroveci, thotë se përdorimi i këtyre elementëve modern zbeh kontekstin historik të ndërtesës

 “Një muze ka kuptim atëherë kur materialet që janë brenda tij lidhen me kontekstin historik kur kanë ndodhur ngjarjet. Zëvendësimi i objekteve brenda ndërtesës, ngjyrat, parketi, ndriçimi, prania e tepruar e teknologjisë dhe doza e pavend e modernizimit i kanë zbehur vlerat e shkollës së parë shqipe, e cila nuk është më si dikur”. shprehet ish-përgjegjësi i muzeut të Arsimit, Vladimir Toroveci.

Ndërsa, studiuesi i historisë Niko Kotherja i cilëson këto diskutime të pabaza, derisa bëhet nga individ që nuk janë interesuar asnjëherë për të nxjerr nga zhuli këtë godinë

“Atyre skeptikëve që ju i quani intelektualë, një pjesë të mirë të këtyre zërave, jam shurdhuar prej tyre, edhe më vjen keq që pjesë e ekraneve janë bërë njerëz që s’kanë shërbyer aspak, por kanë ruajtur me fanatizëm zhulin e krijuar për vite të tëra. Unë dua të them se Mësonjëtorja e parë Shqipe ka pas shkatërrimet e saj nga agjentë atmosferikë edhe fatkeqësi natyre”, shprehet Niko Kotherja.

Ndërsa sa i përket diskutimeve për heqjen e bankave, Kotherja shpjegon se ato janë vendosur në 100-vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe edhe nuk ishin origjinale. I vetmi objekt origjinal fati i së cilës nuk dihet më, ka qenë karrigia e drejtorit të parë të mësonjëtores Pandeli Sotiri

 “E vetmja gjë origjinale ka qenë karrigia e drejtorit të parë të mësonjëtores Pandeli Sotirit deri në 1978, që është vendos në ish Muzeun e Rilindjes në Gjirokastër. E kam kërkuar në ambientet e ish- muzeut, por ka qenë e pamundur që ta gjenim.  Me zhdukjen e asaj karrigeje merr fund pjesa e objekteve origjinale, që mund të mendohet se ka pas godina e mësonjëtores së parë shqipe. Bankat e dikurshme të cilat tashme janë rikonceptuar në një të vetme,ishin prodhim i zdruktharisë së Korçës së vitit 1987 dhe nuk kanë qenë bankat origjinale të ndërtesës”, thotë Kotherja.

Grupi i punës që ka vlerësuar fondet ekzistuese të muzeut, (monument kulture i kategorisë së parë), edhe që ka përcaktuar kriteret me qëllim thithjen e fondeve të reja; ka hartuar planin e veprimit në funksion të projektit të muzealizimit dhe hartuar platformën muzeore apo projektin e funksionimit dhe ekspozimit është kryesuar nga Gjet Ndoji (drejtor i DPPZHK), ndërsa anëtarët janë Fjoralba Prifti (drejtoreshë e muzeut të Arsimit Korçë), Niko Kotherja (ekspert), Amarda Kodra (eksperte etnologe). Amanda Cici (arkitekte DRKK Korçë), Gent Agolli (arkitekt), Benida Kraja (arkitekte IMK). Ndërsa, fondi i miratuar nga Ministria e Kulturës për zbatimin e projektit të studios IRI dhe muzealizimi nga Fusha sh.p.k është 30 milionë lekë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • niko: 16/03/2021 16:55

    o kothere, po mire nje pyetje kisha une per ty; ti ke mbaruar ndonje shkolle restaurimi, apo ndonje shkolle tjeter qe lidhet me kete fushe. ti je nje koleksionist privat qe te ka rene per fat te administrosh trashegimnine e familjes, kaq. por ti nuk kupton fare nga restaurimi, nuk e kupton dot se si mund te restaurohet nje objekt. dilni e filni me ane politike, per gjera qe nuk kuptoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Alen Sherri titullar, Asllani në stol! Serie A nis sot raundin e 18-të me katër duele

Alen Sherri titullar, Asllani në stol! Serie A nis sot raundin e 18-të me katër duele