Pas Pfizer, SHBA miraton dozën përforcuese për Moderna dhe ‘Johnson & Jonhnson’, CDA: Mbrojtje më efikase nga COVID-19

Pas Pfizer, SHBA miraton dozën përforcuese për Moderna dhe ‘Johnson & Jonhnson’, CDA: Mbrojtje më efikase nga COVID-19

Foto ilustruese

SHBA- Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) në SHBA, ka miratuar dozën përforcuese për vaksinën Moderna dhe “Johnson & Jonhnson”, një muaj pasi doza e tretë e Pfizer ka nisur aplikimin për një kategori të caktuar njerëzish.

Paneli nuk specifikoi se cila do të jetë vaksina përmes së cilës qytetarë do të marrin dozën përforcuese, pasi kjo është lënë në dorën e mjekëve në mënyrë që të gjendet kombinimi më efikas.

Komiteti Këshillimor, rekomandoi Modernan për personat e moshuar, gjatë muaj pas marrjes së dozës së dytë, duke ndjekur të njëjtën logjik me Pfizer.

Më shumë se 39 milionë persona të cilët kanë marrë Moderna dhe fati 13 milionë me “J&J”  do te kenë të drejtën tashmë të marrin dozën përforcuese, për një mbrojtje sa më efektive.

Lidhur me dozën përforcuese, administrata Biden shpreson që kjo të mbrojë në mënyrë afatgjate dhe të qëndrueshme, kundër formave të rënda të virusit dhe vdekjen qytetarët që e kanë nevojë.

“Tre vaksinat të autorizuara për përdorim në SHAB, Pfize, Moderna dhe ‘J & J’ janë tepër efektive në ‘luftimin’ e formave të rënda të sëmundjes, shtrimin në spital si dhe vdekjen, madje edhe nga varianti delta i cili po qarkullon tani”, tha drejtoresha e CDC Rochelle Ëalensky në një deklaratë ku ra dakord me rekomandimet e komitetit.

Studimet kanë treguar se efektiviteti i vaksinës fillon të ulet pas kalimit të muajit të 6, ndaj për një kategori specifike personash të cilët e kanë të nevojshme mbrojtjen maksimale ndaj COVID-19, një dozë e tretë është e domosdoshme.

Ishte FDA që një muaj më parë ka autorizuar dozën e tretë përforcuese të Pfizer për qytetarë mbi 65 vjeç e lart, të gjithë njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike si dhe ata që janë në mënyrë konstante të ekspozua ndaj COVID-19.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë