Pas Pfizer, SHBA miraton vaksinën Moderna kundër COVID-19! 6 milionë dozat e para shpërndahen këtë fundjavë (VIDEO)

SHBA ka miratuar si vaksinë të dytë për përdorim Modernan, pas asaj të Pfizer disa javë më parë. Moderna është aprovuar nga qeveria amerikane si vaksina e dytë e vendit Covid-19, as aprovimit të FDA-së duke hapur rrugën për miliona doza për t'u shpërndarë për vaksinimin e popullsisë.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi vaksinën e dytë në SHBA rreth një javë pasi miratoi një vaksinë Pfizer / BioNTech e cila është duke u shpërndarë dhe aplikuar.

SHBA ka rënë dakord të blejë 200 milionë doza Moderna dhe 6 milionë doza janë gati të shpërndahen duke filluar që këtë fundjavë.

SHBA ka numrin më të lartë në botë të vdekjeve dhe rasteve nga Covid-19. Ajo ka regjistruar më shumë se 313,500 vdekje dhe rreth 17.5 milion infeksione, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Komisioneri i FDA Stephen Hahn tha se miratimi emergjent i vaksinës Moderna shënoi "një hap tjetër thelbësor në luftën kundër kësaj pandemie globale që po shkakton një numër të madh të shtrimeve në spital dhe vdekjeve në Shtetet e Bashkuara çdo ditë".

Autorizimi erdhi pasi një panel këshillimor i FDA të enjten votoi 20-0 për të përdorur vaksinën Moderna  për moshën 18 vjeç e lart.

 Vendimi i entit rregullator bazohet në rezultatet një studimi me 30,000 vullnetarë që tregoi se vaksina është thuajse 95% e suksesshme në parandalimin e sëmundjes pa shkaktuar probleme anësore serioze.

Vendimi pason autorizimin për vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech që ka filluar tashmë të shpërndahet, ndërkohë që janë vaksinuar një numër punonjësish të shëndetësisë në shkallë vendi.

Vaksina e Modernas pritet të përdoret në zona më të largëta, si në spitale rurale, ku është më e vështirë të dërgohet vaksina e Pfizer/BioNTech-ut që kërkon të ruhet në temperature tepër të ulëta.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur