Pas Preshevës, Veliaj shpallet ‘Qytetar Nderi’ nga Komuna e Bujanocit

Pas Preshevës, Veliaj shpallet ‘Qytetar Nderi’ nga Komuna e Bujanocit

Erion Veliaj

Pas Preshevës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shpallur dje "Qytetar Nderi" edhe nga Komuna e Bujanocit. Ishte Kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, ai që propozoi nderimin e kryebashkiakut Veliaj, në shenjë falënderimi për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën fillore “Naim Frashëri”.

 

“Bujanoci dhe Tirana po kurorëzojnë një lidhje të veçantë, meqë ato kanë nisur një rrugëtim tejet të sinqertë muaj më parë. Kjo lidhje po mundësohet falë vullnetit të mirë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po trajton edhe problemet tona. Duke pasur parasysh gatishmërinë e tij për të përmirësuar situatën ekonomike në komunën tonë, bashkëpunimin e pakushtëzuar në të gjitha fushat, arsim, kulturë, rini, dhe inovacion, dhe para të gjithash mbështetjen e madhe financiare për ndërtimin e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, kjo e bën të drejtë që ai të jetë bashkëqytetari ynë. Kryeqyteti i Tiranës nën drejtimin e Veliajt në vitin 2023 ka qenë “Qyteti Europian i Sportit”, ndërsa në vitin 2024 kryeson presidencën e B-40, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit, ndërsa në vitin 2025 Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, si një testament i bashkëjetesës së kulturave dhe feve të ndryshme, janë argumente të mjaftueshme, ndërlidhëse të bashkëpunimit mes Bujanocit dhe Tiranës”, tha kreu i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani.

Krahas shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc, Bashkia e Tiranës ka kontribuar më herët edhe për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën “Dituria” në Komunën e Preshevës. Edhe në vitin 2021, Këshilli Bashkiak i Tiranës ofroi ndihmë financiare për Komunën e Preshevës me qëllim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive.

“Kryebashkiaku Veliaj ka bërë një hap tejet të rëndësishëm për fëmijët tanë. Po ua bën ëndrrën realitet, duke mbështetur në tërësi projektin e ngritjes së e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc me vlerë prej 550 mijë eurove, duke treguar bashkëpunimin dhe gatishmërinë që të mbështesë komunën tonë në forma të drejtpërdrejta”, tha Ramadani.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Perikliu: 13/02/2024 17:11

    Po do mbahesh mënd si Qytetar nderi i Tiranës ,nqs e zgjeron Parkun e Liqenit artificial të Tiranës në vazhdim tek Ish Garda e Poshtë Digës së Liqenit,aty midis rrugës së Kosovarëve e Pishinave...!..sikur të bëjë një Lulishte Madhështore si ato Të Pallatëve Mbretërore,me Shatërvane e Skultura tè MithoLogjis e si një PanTheon Mbarë Kombetar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë