TIRANËVrasja e kushërit të Fadil Memës. Hakmarja e Çapjave është shtrirë deri tek kushërinjtë e Fadil Memës. Në 22 korrik 2009 në mëngjes vritet në lagjen “Vullnetari” kushëriri i Fadil Memës, Roland Rexhepi që njihej me nofkën “Doda”.Ky i fundit kishte shërbyer në policinë e Elbasanit si shef i sektorit të antidrogës.Autorët kanë pritur gjatë gjithë natës brenda një furgoni dhe sapo kanë parë Roland Rexhepin, njëri prej tyre e ka qëlluar me automatik nga afër. Autorët kanë qëlluar 13 herë gëzhoja, ndërkohë më pas janë larguar me një motor. Për vrasjen e kushëririt të Fadil Memës, prokuroria e policia arrestoi Armando Llakaj i afërm i familjes Çapja dhe shokun e tij Marjus Tafa, i cili e ka ndihmuar me motor për tu larguar.