Pas protestave, hapet rruga për banorët e Krujës dhe Fushë Krujës në autostradën Thumanë-Kashar

Pas protestave, hapet rruga për banorët e Krujës dhe Fushë Krujës në autostradën Thumanë-Kashar

Pas rreth dy muajsh protesta, siç ishte paralajmëruar edhe nga qeveria, tashmë banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë akses në aksin Thumanë-Kashar. Kryetari i degës së PD-Demokratët Euroatlantikë Krujë, Sabah Sheta, në një postim në Facebook, ka ndarë video duke qarkulluar në këtë aks, ndërsa shkruan krahas saj se tashmë mijëra bizneset e zonës dhe 85 mijë banorët e Bashkisë kanë akses në rrugën Thumanë-Kashar.

Sipas tij aksesi u mundësua fal rezistencës së banorëve të cilëve iu mohua e drejta e lëvizjes pa pagesë si dhe për të mos shkuar deri në Kashar e për t'u kthyer në banesa.

"Konfirmohet fitorja e krutanëve. Sot u hap rruga, qytetarët kanë akses në rrugën Thumanë – Kashar. Sot është një ditë e shënuar për banorët e Bashkisë Krujë. Bashkëqytetarët e mi nga Kruja, Fushë -Kruja, Nikla, Cudhia, Bubqi dhe Thumana fituan përballë arrogancës qeveritare, kërkesa e tyre e drejtë triumfoi.

Nga sot mijëra bizneset e zonës dhe 85 mijë banorët e Bashkisë kanë akses në rrugën Thumanë-Kashar. Fal rezistencës epike, të jashtëzakonshme të vëllezërve dhe motrave krutane mundëm të fitojmë atë që na u mohua, e drejta e lëvizjes pa pagesë si dhe për të mos shkuar deri në Kashar dhe ardhur më pas në banesat tona.

Falenderimi dhe mirënjohja për ata që qëndruan, nuk u shitën as u blenë, që vunë Krujën të parën, para interesave të vogla meskine, që lanë çdo gjë dhe na u bashkuan në protestë është pak. Ne mundëm të gjunjëzojmë një pushtet sepse ishim në të drejtën tonë legjitime dhe morale, por e bëmë këtë gjë të gjithë së bashku.

Eshtë ky shembulli më i mirë se si fitohet një kauzë e drejtë, se si asnjë pushtet, asnjë regjim nuk mund t’i ndalojë qytetarët për të kërkuar atë që iu takon. Duke iu falenderuar edhe njëherë apeli im është që të kemi Krujën të Parën", shkruan ai. 

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës prej javësh kanë protestuar pasi rruga e re Thumanë-Kashar, i pengote ata lidhjen me zonat e tyre te banimit dhe për këtë kërkuan hyrje dhe dalje nga ajo që ata e quajnë izolim. Banorët do të aksesojnë provizorisht mbikalimin e Gramzës. Sipas qeverisë, banorët do të marrin zgjidhje përfundimtare vetëm pasi të ndërtohet loti tjetër i këtij korridori, nga Miloti në Thumanë, për të cilin ende nuk është firmosur kontrata me të njëjtën kompani që ndërtoi edhe autostradën, Gener 2.

Aksi Thumanë-Kashar

21 kilometrat e autostradës Thumanë-Kasharit kanë kushtuar 226 milionë euro, dhe janë ndërtuar nga kompania GENER 2, pas disa përplasjesh edhe në dyert e Gjykatave.

I ideuar fillimisht nga Damian Gjiknuri si PPP me fitues Gener 2, projekti u anulua pak ditë pasi mori detyrën nga Belinda Balluku, në janar të 2019-ës. Pas këtij anulimi kompania fituese Gener 2 paditi ministrinë dhe fitoi procesin, çka solli që në 26 maj 2022 të riaktivizohej kontrata, por tërësisht e ndryshuar.

Kjo është rruga e dytë në vend që është me pagesë pas asaj të Kombit, ku vlera e tarifës që do të paguhet për kalim sipas kontratës do të varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Nëntor, 10:35

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO | Deputeti Lefter Gështenja nuk ndjehet mirë, ambulanca vjen në Kuvend për ta marrë! Disa kolegë e shoqërojnë

VIDEO | Deputeti Lefter Gështenja nuk ndjehet mirë, ambulanca vjen në Kuvend për ta marrë! Disa kolegë e shoqërojnë