Pas protestave, Turqia tërheq
ligjin për përdhunimin e fëmijëve

Pas protestave, Turqia tërheq<br />ligjin për përdhunimin e fëmijëve
ANKARA-Kryeministri turk Binali Yildirim ka tërhequr projektligjin që fal meshkujt e dënuar për marrëdhënie seksuale me vajzat e mitura, nëse ata martohen viktimat e tyre.

Projektligji shkaktoi protesta në vend dhe u dënua ndërkombëtarisht.

Kritikët thanë se me këtë projektligj, do të legjitimohej dhunimi statutor dhe do të inkurajohej vazhdimi i praktikës për të marrë për nuse fëmijët, njofton BBC.

Agjencitë e OKB-së i kanë bërë thirrje qeverisë që të mos miratojë projektligjin, duke argumentuar se kjo do të dëmtonte aftësinë e vendit për të luftuar abuzimin seksual dhe martesën e fëmijëve.

Projekt-ligji do të mundësonte lirimin nga burgu të njerëzve të shpallur fajtor për sulme seksuale ndaj vajzave të mitura, nëse vërtetohet se nuk është përdorur dhunë, ose forcë për martesë të detyruar me viktimat.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari