Pas PS dhe LSI, PD zyrtarizon
kandidatin për bashkinë Kavajë

Pas PS dhe LSI, PD zyrtarizon<br />kandidatin për bashkinë Kavajë
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin për bashkinë e Kavajës për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në një ditë me ato parlamentare në 25 qershor.
 
Kandidati i opozitës për të drejtuar bashkinë e Kavajës do jetë kryetari i degës së PD në këtë qytet, Isa Sakja.
 
Isa Sakja do të garojë përballë PS dhe LSI. Partia Socialiste kandidon me Dorian Muratin, ndërsa LSI me Maksim Konën.

Zgjedhjet në Kavajë ishin dekretuar për t'u zhvilluar në datë 7 Maj, por kryeministri Rama tërhoqi kandidatin dy ditë para garës, pasi opozita paralajmëroi për mosbindje civile dhe protesta.
 
Tashmë pas marrëveshjes mes palëve zgjedhjet në Kavajë do të zhvillohen në datë 25 qershor, pra në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare.
 
Zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Kavajës zhvillohen pasi largimit të Elvis Rroshit, i cili u prek nga ligji i dekriminalizimit. 

isa sakja
Isa Sakja, kandidati i PD-së për bashkinë e Kavajës

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim