Pas pushimeve dimërore
Kuvendi nis punimet të hënën

Pas pushimeve dimërore<br />Kuvendi nis punimet të hënën
Kuvendi ka lajmëruar nisjen e punimeve të parlamentit ditën e hënë. Në rendin e ditës janë aktet normative si dhe kalendari i punimeve tre javore. Me këtë vendim i është dhënë fund pushimeve parlamentare.
 
"Bazuar në nenin 74, pika 1, të Kushtetutës dhe në mbështetje të neneve 42, pika 1, e 27, pika 5, të Rregullores së Kuvendit si dhe urdhrit nr. 2, datë 15.1.2015 të Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta, në seancën plenare të datës 18.1.2016, ora 17.00 mblidhet sesioni i VI-të parlamentar i punimeve të Kuvendit me këtë rend dite:
1.Hapja e punimeve të Sesionit të VI-të.
2.Njoftimi i akteve normative të depozituara në Kuvend
3.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 21.12.2015.
4.Njoftimi/miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 18 janar - 28 shkurt 2016.
5.Njoftimi/miratimi i kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 18 janar - 5 shkurt 2016.
6.Miratimi i kalendarit të paraqitjes në Kuvend të raporteve vjetore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.
7.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës," njofton Kuvendi i Shqipërisë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë