Kjo e hënë ka shënuar një shtim të konsiderueshëm të fluksit në pikën kufitare të Kakavijës.

Emigrantët që kanë pushuar gjatë verës në atdhe, po kthehen drejt Greqisë ku jetojnë e punojnë duke shkaktuar fluks dhe radhë në pikën më të madhe doganore me shtetin fqinj.

Pala shqiptare po punon me kapacitet të plotë, tre sportele në dalje dhe 2 në hyrje ndërsa pala greke me vetëm 1 sportel në hyrje gjë që ka sjellë edhe radhe të gjata e vonesa në kufi.

Në vetëm 24 orët e fundit përmes kësaj pike kanë kaluar 11 53a4 shtetas, nga të cilët 7602 drejt Greqisë.