Pas "Jo" së britanikëve për BE
Kerry viziton Brukselin e Londrën

Pas "Jo" së britanikëve për BE<br />Kerry viziton Brukselin e Londrën
Pas votës "Jo" të britanikëve për qëndrimin në BE, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry është nisur të vizitojë drejtuesit më të lartë britanikë në Londër dhe diplomatët e Bashkimit Europian në Bruksel.

Kryediplomati pritet të japë mbështetje dhe mesazhe të forta lidhur me përballimin e situasës së krizës që ka friksuar ekonomitë botërore madje dhe ka detyruar vende të ndryshme të Europës e përtej saj të mendojnë madje edhe shkatërrimin e mundshëm të unitetit kontinental.

Udhëtimi shkruajnë mendiat ndërkombëtare ka nisur nga kjo e dielë në Romë, ku Kerry planifikon të zhvillojë bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, sikurse edhe me zyrtarë qeveritarë italianë.

Pas takimit me Netanyahun këtë paradite, kryediplomati amerikan do të udhëtojë drejt Brukselit për të diskutuar me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, mbi situatën e Europës. Më pas ai do të shkojë drejt Londrës për t’u takuar me Sekretarin britanik, Philip Hammond, përpara se të rikthehet në Uashington nga pasditja e së hënës.

Me britanikët, Kerry pritet t’i bëjë jehonë përgjigjes së menjëhershme të kësaj jave nga Uashingtoni, që fokusohet te natyra e pandryshuar e “marrëdhënies spciale” mes SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre