Një ditë pasi mori votëbesimin e socialistëve në krye të partisë Sociale, Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kreu i maxhorancës, do të zhvillojë një sërë takimesh në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkaq në profilin e tij në Facebook, Rama ka publikuar edhe një pjesë të axhendës së tij, që ka të bëjë em takime të veçanta me diasporën shqiptare atje.
“Vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara nis nga Nju Jorku, me një takim të veçantë me diasporën shqiptare në metropolin amerikan, për të lançuar edhe projektin e Samitit të Parë Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, në nëntor të këtij viti në Tiranë”, shkruan Rama.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com