Një hipopotam 21 metra i gjatë prej druri është parë teksa lundronte në lumin Thames në Londër. I pagëzuar me emrin “Hipopotami i Thames”, krijuesi i tij Florentijn Hofman është i njohur për krijimin e veprës së “Rosakut prej Gome” i cili shëtiti pak muaj më parë në ujërat e shumë vendeve të botës.
Hofman shpjegon se për realizimin e instalacionit të këndshëm është inspiruar nga librat me përralla të vajzës së tij, dhe nuk ju desh shumë mund për ta realizuar këtë model në 3D. Artisti Gjerman, shpjegon se ju deshën rreth gjashtë javë për të bërë vizatimin teknik të tij, dhe rreth gjashtë javë të tjera për ta ndërtuar në Londër.
Hipopotami lundrues do të shëtisë në lumin e Thames gjatë gjithë muajit shtator.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO