Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga punimet që po bëhen në Bashkinë e Roskovecit.Rama shkruan se rilindja në Bashkinë e Roskovecit është një proces transformimi i pandërprerë ku gjithçka po ndryshon falë një gruaje në krye të bashkisë, duke i atribuar kështu meritat kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi.
"Pas rrënimit rlindja në Bashkinë e Rroskovecit është një proces transformimi i pandërprerë, ku jo vetëm në hapësirën e mrekullueshme të natyrës së fshatrave rreth qendrës, po edhe në qendër gjithçka po ndryshon, falë një gruaje në krye të bashkisë, një ekipi plot pasion e vullnet dhe mbështetjes së vazhdueshme nga Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane", shkruan Rama.
Mos z rama me RILINDJEN se na mori ne qafe
Përgjigju