Jozefina Topalli duket se po ndjek të njëjtën linjë të ish kryeministrit, Sali Berisha, sa i takon lënjes së mandatit të deputetit.
Teksa ka folur pas seancës plenare të Kuvendit, që u mbyll me debate të ashpra, Jozefina Topalli ka thënë se është dyzuar nëse do ta lërë apo jo mandatin, pasi sipas saj, linja do ishte një mundësi e mirë për tu uzurpuar nga persona me precedent penal, ndërkohë që vazhdimi i mandatit do të thotë qëndrim bashkë në të njëjtin vend të deputetit me kriminelin.
Për këtë, Topalli ka fajësuar Kryetarin e Partisë Socialiste, njëherësh kryeministrin Rama, që sipas Topallit ka mbushur Parlamentin me kriminelë.
“
Do të lëshojmë mandatin sepse është e pamundur të rrime me krimin brenda. Është një situatë e paimagjinueshme, është një krizë parlamentarizmit, një degradim, një situatë në të cilën varfëri dhe mjerim, papunësi dhe eksod. Nuk ka asnjë paralele sepse kur unë drejtoja Parlamentin ne nuk kishim kryeministër që të fuste kriminelë në Parlament. Është e pamundur të rrinë krimi bashkë dhe njeri normal në vend. Nga njëra anë mendoj a ia vlen të le mandatin apo të rri të përballem me kriminalë. Unë mendoj se lufta me krimin është shumë komplekse dhe kërkon sakrifica, sepse krimi është krim gjithmonë”, ka thënë Topalli gjatë një interviste të dhënë për gazetarët.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
43.3%
-
Të gabuar
52.5%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 20970
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA: Izraeli, inkursion të kufizuar tokësor në Liban! Irani kërkon mbledhjen menjëherë të Këshillit të Sigurimit
29 Shtator, 11:08
-
Sekuestrohet 66 kg kanabis në Ulqin, u nis nga Shqipëria! Dy transportuesit i ikin policisë, arratisen në vendin tonë
29 Shtator, 10:51
-
Pse duhet t'i hani mollët jeshile, ja përfitimet direkte për shëndetin
29 Shtator, 10:44
-
Kosovë/ Shpërthim i fuqishëm afër një pike karburanti, policia jep detaje çfarë ndodhi në Zveçan
29 Shtator, 10:31
-
E përditshmja britanike 'Birmingham Live': Vizitoni peizazhet mahnitëse të Shqipërisë
29 Shtator, 10:21
-
Plazh në fund të shtatorit! Moti i ngrohtë rikthen pushuesit në Shëngjin: Uji i shkëlqyeshëm! Besnikë shqiptarët e Kosovës
29 Shtator, 10:12
-
Lufta/ Shkatërrohen 125 dronë ukrainas! Zelensky: Trump më siguroi se do të mbështesë Kievin
29 Shtator, 10:07
-
Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
29 Shtator, 09:42
-
FOTO/ Duke bërë shqiponjën, rishfaqet pas disa vitesh ish-kryeprokurori Adriatik Llalla
29 Shtator, 09:20
-
VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?
29 Shtator, 09:01
-
SPECIALE/ Braktiset fshati i UÇK-së në Shqipëri, Cahani i shpallur ndër 100 fshatrat turistikë ka mbetur me 4 familje
29 Shtator, 08:49
-
FOTOT/ Nga fjala në OKB te takimi me Osmanin e Erdogan, Rama: Vizitë krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara
29 Shtator, 08:29