NJU JORK - Nju Jork dhe Nju Xhersi nuk gjejnë paqe. Pas stuhisë Sandy, që shkatërroi dhe shkaktoi dhjetra të vdekur tani i duhet të përballet me të ftohtin dhe dëborë të dendur.
Dhjetra mijëra banorë të Nju Jorkut dhe në Nju Xhersi sërish vuajnë mungesën e energjisë për shkak të stuhisë dimërore që nisi dje dhe përfshiu zonat të cilat filluan të rimëkëmbeshin nga shkatërrimet e Sandy.
Shumë njerëz u detyruan sërish të lënë shtëpitë e tyre ndërsa u pezullua dhe transporti publik. Erërat që frynë deri në 100 km/orë rrëzuan pemë por dhe dëmtuan linja të energjisë elektrike.
Kompanitë energjetikë informuan se më shumë se 100 mijë banorë vuajnë nga mungesa e energjisë, dhe 650 mijë ndërsa vazhdonin të ishin pa energji edhe një javë pasi goditi stuhia Sandy duke vrarë 100 persona.
Rreth 1200 fluturime u anuluan ndërsa kryetari i bashkisë së Nju Jorkut urdhëroi të mbylleshin parqet dhe plazhet. Michael Bloomberg tha se ishte i shqetësuar për zonat e prekura nga stuhia, ndërsa shtoi se nuk kishte nevojë për evakuime pasi stuhia nuk pritet të jetë aq e fortë sa Sandy.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com