Pas sanksioneve të SHBA-së kundër grupit Veselinoviç, Kurti paralajmëron goditjen e grupeve kriminale në veri të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar mobilizim për luftë ndaj grupeve kriminale “pa dallim etnie”.
Këtë deklaratë ai e bëri në hapje të mbledhjes së qeverisë duke e përmendur vendimin e Departamentit të Thesarit të SHBA-së të 8 dhjetorit që ka futur në listë të sanksioneve 13 qytetarë serbë të Kosovës.
Kjo listë, përfshin ndër të tjerë, nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiqin, biznesmenët nga veriu i Kosovës, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviçin, si dhe Srgjan Vulloviçin, Zhelko dhe Andrija Bojiçin dhe Radulle Steviçin.
Në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviç identifikohet si udhëheqës i grupit të krimit të organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.
Ndërkohë, kryeministri të premten më 10 dhjetor ka përsëritur se e mbështesin vendimin e SHBA-së duke thënë se sanksionet “treguan qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit”.
Ai ka shtuar se ky vendim ka arsyetuar operacionin policor kundër kontrabandës në veriun e Kosovës gjatë tetorit 2021.
“Lidhjeve e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit transnacional ne do t’i përgjigjemi me luftë të përbashkët ndërmjet zyrtarëve të institucioneve pa dallim etnie dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me aleatët tanë”, tha Kurti.
Rikujtojmë se sipas vendimit të SHBA-së grupi i lartpërmendur "është i angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë”.
Grupit të personave të sanksionuar iu bllokohet kryesisht prona dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
14.5%
-
Jo
84.6%
-
Nuk e di
0.9%
Vota total: 17806
Lajme të tjera
-
Akuzat penale ndaj ish-presidentit të SHBA, detaje nga dalja në gjykatë: Donald Trump vjen me avion privat nga Florida! Do paraqitet pa pranga
1 Prill, 09:38
-
VIDEO/ Tornado godet SHBA, 3 viktima dhe dhjetëra të plagosur! Mbi 300 mijë familje pa energji elektrike
1 Prill, 07:20
-
Si mbërritën prokurorët e Manhatanit deri tek aktpadia penale ndaj Trump?
31 Mars, 21:14
-
BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore
31 Mars, 18:47
-
Franca dhe Gjermania, thirrje për zbatimin e Marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë
31 Mars, 16:15
-
‘Mbi 22 mijë shqiptarë kanë marrë viza 10-vjeçare për në SHBA’, Yuri Kim: Respektoni rregullat, më shumë do përfitoni
31 Mars, 12:13
-
A rrezikon të mos rikandidojë për President të SHBA? Ja pse Donald Trump ende e ka shansin edhe pse është paditur penalisht
31 Mars, 12:07
-
Vijojnë tensionet, digjen edhe tre makina të tjera me targa ‘RKS’ në veri të Kosovës! Edhe dje i vunë flakën dy mjeteve në Zveçan e në Mitrovicën e Veriut
31 Mars, 11:55
-
Raporte të 'ngrira'? Kurti 'shuan' zërat për marrëdhënien me Ramën: Kemi disa mospajtime, por s'e kemi luksin të zihemi! Qëndrim 'besnik' për Ballkanin e Hapur
31 Mars, 09:34
-
Hera e parë në historinë amerikane, ngrihen akuza penale ndaj një ish-presidenti në SHBA! Donald Trump: Po persekutohem politikisht
31 Mars, 07:03
-
Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga SHBA-ja
30 Mars, 21:04
-
I emëruar nga Biden për ambasador i SHBA në Tiranë, Kostelancik flet para Kongresit: Çojmë para reformën në drejtësi! Luftë korrupsionit dhe bashkëpunim në mbrojtje kibernetike
30 Mars, 18:08