Pas SHBA-së vjen reagimi i BE: Të shmangen veprimet që mund të rrisin tensionet në Kosovë

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës. Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thuhet se BE-ja është shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.

Stano ka thënë se BE është e shqetësuar edhe me operacionin që ndodhi në objektin e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë. Ai ka shtuar se BE-ja i kërkon Kosovës që të shmang veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet.

Prandaj, BE-ja i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha Stano.

Zëdhënësi i BE-së ka shtuar se mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komunitetit serb të Kosovës.

“Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe”, tha Stano.

 

S.S/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 04/02/2024 13:36

    ALBIN KURTI eshte Asi ne mengen e USA,GJERMANI DHE ANGLI...kunder vučiqSerb....

    Përgjigju
  • Lui: 04/02/2024 13:04

    Po si ka mundësi që ky patrioti ynë i madh shoku Kurti nuk dënjon të dëgjojë të paktën SHBA?! Ky kujton se është Enver Hoxha. I bënte Enveri karshillëk SHBA dhe perëndimit, por pasi e kishte vendosur në këmbë ekonominë ku prodhonte 95% në vend. Biles kishte edhe këllqe të përballonte disa vite luftë si në armatim e karburant, ashtu dhe në ushqime e veshmbathje. Ishin magazinat plot. Kurti as 24 orë nuk reziston dot pa SHBA. Biles as Shqipëria nuk do i rezistonte Serbisë më shumë se 1 javë. Si nuk u tregua një herë diplomat ky njeri..?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik