Teksa juglindja është në izolim si pasojë e shembjes masive të rrugës në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, një pjesë e pistës së rrugës që parashikohet të shërbejë për Auto Moto Park Albania, projekti i madh i motorsportit në Elbasan është shembur.
Reshjet e dendura të shiut këtë vit dhe prurjet e lumit Shkumbin duket se kanë ndikuar në qëndrueshmërinë e rrugës.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara asfalti në disa segmente, paraqitet i çarë dhe i shembur pothuajse plotësisht.
Ky projekt u prezantua në mars të vitit të kaluar nga kryeministri Edi Rama, i cili premtoi që brenda këtij viti do të jetë gati, ndërsa brenda 2030 do të mirëpresë mbajtjen e garave të Formula1, një garë që mund të ndiqet brenda Auto Moto Parkut nga 300 mijë tifozë dhe që ka një audiencë prej 1 milardë shikuesisht në botë.
Gjithashtu në kuadër të projektit synohet që Auto Moto Park të jetë një motor i ri ekonomik, ku përveç pistës që do të përdoret jo vetëm për Formula 1, përfshihen hapësira për panaire, muze, retro, qendra edukative motosporti dhe qendra edukimi për sigurinë rrugore.
Komente











