Pas sherrit i bën atentat me armë zjarri, 30-vjeçari i shpëton plumbave në Krujë! Autori me tre identitete arratiset, pranga për armëmbajtje shënjestrës (Emrat)

Pas sherrit i bën atentat me armë zjarri, 30-vjeçari i shpëton plumbave në Krujë! Autori me tre identitete arratiset, pranga për armëmbajtje shënjestrës (Emrat)

Policia e Krujës në një vendngjarje

Fushë-Krujë- Sherri mes dy personave përfundon në atentat të dështuar me armë zjarri. Policia njoftoi ndalimin e një prej të rinjve, teksa shpalli në kërkim autorin e dyshuar.

Ngjarja bëhet me dije se ka motive të dobëta dhe ndodhi ditën e djeshme, në fshatin Dukagjin i Ri, në njësinë Kodër-Thumanë të Krujës.

Policia e Tiranës konfirmoi prangosjen e Sebastjan Mallkuqit, 30 vjeç, banues në Mamurras, i cili mbante edhe mbiemtin Ajazi. Kurse i kërkuari është Aleksandër Senaj, banues në Krujë, që gjithashtu mbante dhe dy identitete të tjera, 29 vjeç.

Nga hetimet paraprake rezulton se dy të rinjtë, banues në këtë zonë, janë konfliktuar më herët mes tyre. Pas sherrit, Senaj i ka dalë para në rrugën e fshatit Dukagjin i Ri kundërshtarit të tij dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Mallkuqi në ato momente ishte duke lëvizur me automjetin e tij tip "Audi". Nga plumbat njoftohet se nuk ka dëmtime fizike, por vetëm dëme materiale.

“Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij Mallkuqit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak”, sqarohet në njoftimin zyrtar.

Këto prova çuan edhe në arrestimin e shënjestrës së sulmit, teksa u shpall në kërkim atentatori.

Hetimet për ngjarjen po i vijon prokuroria e kryeqytetit, me disa akuza të ngritura. Policia po verifikon ehde të kaluarën e dy personave të përfshirë në ngjarje.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?