VLORË- Dy muaj pasi gruaja e kishte lënë, një burrë nga Kosova i vuri flakën shtëpisë së ish-vjehrrës në Llakatund të Vlorës. Në banesë ndodhej e moshuara me nipin, djalin e vajzës nga martesa e parë, të cilët nga plagët që morën përfunduan në spital. Gruaja mendohet që basi braktisi burrin nga Kosova, të jetë larguar në Gjermani.
Një e moshuar dhe një i mitur kanë përfunduar të djegur në spitalin e Vlorës pasi ish-njerku i vuri flakën shtëpisë së tyre në Llakatund. Haki Bajrami nga Kosova ish dhëndri i familjes Fanaj është konfliktuar me familjen e ish gruas me të cilën ishte ndarë prej dy muajsh dhe pas konfliktit fizik u ka djegur me benzinë banesën.
Ledion Bilo, djali 14-vjeçar nga spitali ka treguar se çfarë ndodhi gjatë natës në banesën e tyre. Ai tha se ish-njerku i dhunoi fizikisht atë bashkë me gjyshen e tij. Sipas dëshmisë së djalit 14 vjeçar më në gjendje të rëndë është gjyshja e dhunuar dhe e djegur.
Flakët kanë përpirë dy banesa, përveç asaj të Luftie Fanaj, zjarri shkrumboi edhe shtëpinë e fqinjit Petrit Izetit me gjithçka kishte brenda. Sipas fqinjëve ish-dhëndri kërcënonte ish-gruan sepse kishte ikur me djalin e vogël edhe para se të digjte shtëpinë, ai i ka mbyllur brenda, i ndihmuar edhe nga shoku i tij, dhe u ka thënë se do t’i përvëlojë.
‘Ish-dhëndri i kishte mbyllur brenda dhe i vuri zjarrin. Ishte shoku edhe ky! Janë zënë për punën e vajzës, pasi vajza iku se i mori djalin. Erdhi bashkë me shokun e tij e i tha a po s’të përvëlova ty.’- u shpreh fqinja.
Report Tv ka siguruar pamjet e djegies së dy banesave në fshatin Llakatund në Vlorë. Siç shihet nga pamjet zjarri ka qenë i përmasave të mëdha. Fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime të rënda personat që ishin brenda banesave.
Ledion Bilo, 14 vjeç, ka folur pasi njerku i vuri flakën shtëpisë së tij në Llakatund të Vlorës e për pasojë mbeti i lënduar ai bashkë më gjyshen e tij. Ish-bashkëjetuesi i nënës së tij i ka dhunuar fillimisht në banesë së bashku me shokun e tij dhe më pas i ka vënë flakën banesës së Luftie Fanajt. I mitur ka treguar se shtetasi kosovar Haki Bajrami i cili kishte bashkëjetuar me të ëmën ka ardhur në shtëpi duke i dhunuar e më pas u ka djegur banesë. 14 vjeçari tregon se e ëma e tij prej dy muajsh ishte ndare dhe për këtë qëllim ai ka ardhur edhe i ka dhunuar. I mituri thotë se edhe gjyshen e tij e kanë dhunuar dhe se është në gjendje të rëndë në spital.
‘Kanë ardhur dy persona nga Kosova. Bashkëjetonte me mamin më para dhe ishte ish-bashkëshorti i saj. U ndanë dhe nga inati erdhi në shtëpi na ka dhunuar edhe na ka vënë flakën. Mami më para ka jetuar me të. Ka një djalë të vogël. Na kërcënon, na ka dhunuar! Mua më kanë qëlluar në kokë dhe në kurriz dhe më ka rënë të fikët. I kishte vënë flakën shtëpisë dhe ishte shumë tym, e mora nënë dhe ika. Dola nga dritarja dhe ikat e djat, me janë djegur këmbët. Gjyshen po mundoheshin që ta mbysnin në shtrat.’- rrëfeu i mituri.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Llakatund në Vlorë në familjen e Lutfi Fanajt, pasi ish-dhëndri i këtij të fundit i ka vënë flakën banesës së tij. Fqinja thotë për Report Tv se ai kishte mbyllur në shtëpi gruan dhe djalin e tij dhe i kishte thënë se do t’i përvëlonte.
‘Kur erdhëm neve ishte bërë dasma. Komplet ishte djegur. Ishin djali me vajzën! I vuri zjarrin i dhëndri nga Kosova. Ish-dhëndri i kishte mbyllur brenda dhe i vuri zjarrin. Ishte shoku edhe ky! Janë zënë për punën e vajzës, pasi vajza iku se i mori djalin. Erdhi bashkë me shokun e tij e i tha a po s’të përvëlova ty.’- u shpreh fqinja.
Pune jevgjsh gjelle qensh…..
Përgjigju