Pas shkarkimit të Krenar Gjokutajt, emërohet shefi i ri në komisariatin e Korçës! Dashamir Bendo shef i Operacionales në Tiranë....emrat e të gjithë drejtuesve të rinj

Pas shkarkimit të Krenar Gjokutajt, emërohet shefi i ri në komisariatin e Korçës! Dashamir Bendo shef i Operacionales në Tiranë....emrat e të gjithë drejtuesve të rinj

Krenar Gjokutaj

Pas shkarkimit nga detyra të shefit të Komisariatit Korçë, Krenar Gjokutaj, është emëruar shefi i ri në këtë komisariat, Bujar Laze. Krenar Gjokutaj fillimisht u pezullua nga detyra pas hetimeve të SHÇBA-së për klandestinët, të cilat zbuluan shkelje të tjera në radhët e uniformave blu, duke filluar nga favorizimet e personave të veçantë për të lëvizur jashtë orarit të përcaktuar në kuadër të masave kundër COVID-19. Sakaq, duke qëndruar tek Qarku Korçë, ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e Komisariatit Pogradec. Në krye të këtij të fundit u emërua Oltion Agolli, i cili zëvendëson Artur Hebajn. Më herët, Oltion Agolli ka mbajtur detyrën e shefit të Komisariatit nr. 1 në Tiranë dhe së fundmi mbante të njëjtën detyrë, por në Komisariatin e Peqinit.

Report Tv ka zbardhur të plota edhe ndryshimet e tjera që janë bërë në nivel komisariatesh dhe po ashtu edhe në drejtori të tjera të rëndësishme. Kështu, edhe pse pak ditë më parë i shpëtoi lirimit nga detyra si shef i Komisariatit të Vorës, Aliosha Brokaj është larguar nga posti për t’u emëruar specialist në Drejtorinë e Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Vendin e tij në Komisariatin Vorë e ka zënë Kreshnik Gjecka. Lëvizje interesante janë bërë edhe pranë Operacionales së Tiranës, në krye të së cilës është emëruar Dashamir Bendo. Ndryshimet nëpër komisariate kanë kapur edhe Durrësin, Elbasanin dhe Peqinin. Përkatësisht, në krye të tyre janë emëruar Vilson Bala, Alfred Cenaj dhe Pëllumb Kovashica. Në kuadër të ndryshimeve, emra të rinj zëvendësdrejtorësh për hetimin e krimit janë emëruar në Shkodër dhe në Kukës. Përkatësisht në qarkun më të madh të veriut vjen në detyrë Hajri Kushe, ndërsa në Kukës Ermal Lila.

Ndryshimet në Policinë e Shtetit vijojnë prej disa javësh tashmë. Menjëherë pas emërimit në krye të bluve të Gledis Nanos, të gjithë iu nënshtruan një analize të thellë për atë që u konsiderua si prova e 100 ditëshit, të vënë nga kryeministri Rama. Fillimisht u ndryshuan drejtorët e 11 qarqeve, ndërsa më pas edhe në nivelet më të ulëta drejtuese. Përmes këtyre ndryshimeve kryepolici Gledis Nano pretendon të krijoj një tjetër frymë brenda strukturave blu, duke  synuar që të rrit nivelin e sigurisë tek qytetarët.

NDRYSHIMET E REJA NË POLICINË E SHTETIT

1. Dashamir Bendo - Shef i Operacionales në Tiranë

2. Vilson Bala - Shef i Komisariatit Durrës

3. Alfred Cenaj - Shef i Komisariatit Elbasan

4. Pëllumb Kovashica - Shef i Komisariatit Peqin

5. Kreshnik Gjecka - Shef i Komisariatit Vorë

6. Aliosha Brokaj - Specialist në Drejtorinë e Standardeve Profesionale

7. Hajri Kushe - Zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Policinë e Shkodrës

8. Ermal Lila - Zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Policinë e Kukësit

9. Bujar Laze - Shef i Komisariatit Korçë

10. Oltion Agolli - Shef i Komisariatit Pogradec

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilmi Bara: 03/11/2021 16:00

    Urime per detyren e re.jane te gjithe specialist te afte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja