“Prani gazi, mos kalo – është e rrezikshme”. Kjo është tabela paralajmëruese e vendosur në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, rreth 1 kilometër larg aeroportit të Vlorës.
Sipas burimeve, një firmë private që ka kryer shpime ditët e fundit për studimin e tokës, ka konstatuar prani gazi natyror në vijën bregdetare të kësaj zone. Në vendngjarje është vendosur edhe shirit rrethues, çka tregon se janë marrë masa të menjëhershme pas zbulimit.
Mësohet se sonda e shpimit ka arritur deri në thellësinë 70 metra. Prania e gazit është konstatuar prej rreth 10 ditësh, ndërsa deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi çfarë lloj gazi bëhet fjalë apo çfarë hapash do të ndërmerren më tej.










Komente
Komento