Pas Shqipërisë edhe Kosova ka ndaluar lojërat e fatit. Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme mori vendim që ta ndalojë veprimtarinë e bizneseve të lojërave të fatit për një periudhë 10 vjeçare.

Haradinaj sqaroi se ky vendim nuk përfshin Lotarinë e Kosovës. “Ne po zbatojmë Rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Kërkesë për Qeverinë të pezullohet lojërat e fatit për një periudhë 10 vjeçare. Lojërat e fatit ndalohen të gjitha” ka deklaruar Haradinaj.

Vendimi i sotëm erdhi pas rezolutës së Kuvendit që i kërkoi qeverisë të pezullojë aktivitetet e të gjitha lojërave të fatit.  Pas mbylljes së lojërave të fatit në Shqipëri, një pjesë u zhvendosën në Kosovë, por aventura zgjati shumë pak.