Pas Shqipërisë, tjetër sulm kibernetik ndaj një aleati të NATO-s! Zbulohen dokumente sekrete

Pas Shqipërisë, tjetër sulm kibernetik ndaj një aleati të NATO-s! Zbulohen dokumente sekrete

Foto ilustruese

Qindra dokumente konfidenciale të NATO-s të dërguara në Portugali u vodhën dhe u shitën në dark web, raportoi të enjten e përditshmja kryesore portugeze “Diario de Noticias”. Burime anonime i thanë gazetës se organi më i lartë ushtarak i Portugalisë, EMGFA, ishte objektivi i një “sulmi kibernetik të zgjatur dhe të paprecedentë” që rezultoi në zbulimin e informacionit sekret të NATO-s.

Sipas raportit, qeveria portugeze mësoi për sulmin kibernetik vetëm në gusht pasi zyrtarët e inteligjencës amerikane zbuluan se dokumentet e klasifikuara ishin në shitje në dark web. Burimet thanë se rrjedhja konsiderohet “jashtëzakonisht serioze”.

“Diario de Noticias” kontaktoi ambasadën amerikane në Lisbonë dhe disa organe qeveritare portugeze për të komentuar mbi rastin. Asnjë prej tyre nuk ishte i gatshëm të konfirmonte apo mohonte raportin.

“Qeveria mund të garantojë që Ministria e Mbrojtjes dhe forcat e armatosura të Portugalisë po punojnë çdo ditë për të siguruar që besueshmëria e Portugalisë, si një anëtare themeluese e NATO-s, të mbetet e paprekur”, tha një zëdhënës nga zyra e kryeministrit.

Hetimi i parë i rrjedhjes së të dhënave zbuloi se rregullat e sigurisë për informacionin e klasifikuar ishin thyer. Kjo, pasi lidhjet jo të sigurta u përdorën për marrjen dhe përcjelljen e dokumenteve, thanë burimet për Diario de Noticias.

Sulmi kibernetik thuhet se ishte i pazbulueshëm dhe i kryer nga një bot net i krijuar për të zbuluar informacionin e klasifikuar. NATO dyshohet se ka kërkuar shpjegime nga qeveria portugeze. Sipas raportit, dy zyrtarë portugez do të shkojnë në selinë e NATO-s në Bruksel për një takim të nivelit të lartë javën e ardhshme. Kjo nuk do të ishte hera e parë që Portugalia përfshihej në një shkelje të sigurisë në lidhje me dokumentet e NATO-s.

Në vitin 2018, oficeri portugez i inteligjencës Frederico Carvalhao Gil u dënua për spiunazh rus pasi u gjet duke shitur dokumente të klasifikuara të NATO-s dhe BE-së një agjenti rus. Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke akuzuar Republikën Islamike për një sulm kibernetik në muajin korrik.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi të mërkurën e 7 shtatorit se kishte urdhëruar diplomatët dhe stafin iranian të mbyllnin ambasadën dhe të largoheshin nga vendi brenda 24 orëve. Këshilli i Atlantikut të Veriut la të hapur mundësinë që aleanca mund të marrë në konsideratë “përgjigjen e mundshme kolektive”. Mbrojtja kolektive, të cilit i referohet NATO në këtë rast, do të thotë që një sulm kundër një aleati konsiderohet si një sulm ndaj të gjithë aleatëve.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja