Pas SPAK, ndez motorët BKH-ja, zbardhet emri i kandidatit të parë

Pas SPAK, ndez motorët BKH-ja, zbardhet emri i kandidatit të parë

Adnand Xholi

TIRANE- Pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janari 2020 pritet të bëj funksionale edhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht nga burime pranë SPAK se një ndër emrat që pritet të drejtojë strukturën e ngjashme me FBI është Adnand Xholi.

Xholi i cili aktualisht mban postin e drejtorit të hetimit gjyqësor në Prokurorinë e Përgjithshme pritet t'i bashkohet Byrosë Kombëtare pasi plotëson kushtet.

Më herët Xholi ka kaluar vettingun në të dyja fazat e tij, ndërsa sipas ligjit 95/2016 për funksionimin e strukturave anti-korrupsion  neni 34, kreu i BKH duhet të ketë formim profesion master, eksperiencë si prokuror apo Oficer i Policisë Gjyqësore si dhe eksperiencë së paku 5 vite me dosje të krimit të organizuar e korrupsionit.

Kreu i BKH zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas propozimit të kreut të SPAK dhe dy prej prokurorëve më me eksperiencë në ktë strukturë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë