Është konfirmuar rasti i parë i Lisë së Majmunit në Itali pasi në spitalin Spallanzani në Romë një burrë i kthyer nga Ishujt Kanarie shfaqi simtomat e virusit.
“ISS ka ngritur një task-forcë të përbërë nga ekspertë të sektorit dhe ka kontaktuar rrjetet e qendrave të infeksioneve seksualisht të transmetueshme me qëllim monitorimin e vazhdueshëm të situatës kombëtare”.kështu është shprehur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në lidhje me rastet e lisë së majmunëve.
“Ministria e Shëndetësisë po monitoron nga afër rastet e lisë së majmunëve të raportuara në Itali. Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ISS) ka aktivizuar gjithashtu një grup pune për të ndjekur evolucionin e situatës”, tha për ANSA Anna Teresa Palamara, e cila drejton Departamentin e Sëmundjeve Infektive të ISS. "
Spitali sqaron se pacienti momentalisht ndodhet i shtruar i izoluar në kushte të rregullta dhe po vijojnë hetimet epidemiologjike dhe gjurmimet e kontaktit. Dy raste të tjera të dyshuara të lisë së majmunëve po hetohen nga mjekët në spitalin e Spallanzanit. Këtë e ka bërë të ditur vetë spitali, duke nënvizuar se për momentin tre rastet e konstatuara dhe rastet e tjera të ndodhura në vendet e tjera të Europës dhe në Amerikën e Veriut, nuk tregojnë shenja serioze klinike.TRANSMETIMI I VIRUSIT.
Transmetimi i virusit
Sipas Spitalit Spallanzani transmetimi "mund të ndodhë përmes pikave të pështymës dhe kontaktit me me lëngje biologjike të infektuara".
Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të monitorojë nga afër situatën që ndryshon me shpejtësi. Kështu ka deklaruar vetë OBSH-ja në lidhje me rastet e raportuara me lisë së majmunëve, duke filluar nga fillimi i majit, në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe SHBA. Aktualisht, OBSH nuk rekomandon asnjë kufizim në udhëtimet dhe tregtinë me MB bazuar në informacionin e disponueshëm në këtë kohë. Autoritetet shëndetësore të Massachusetts gjithashtu konfirmoi një rast të lisë së majmunit në një burrë i cili kohët e fundit udhëtoi në Kanada pasi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan se po monitoronin përhapjen e mundshme të kësaj sëmundjeje virale të rrallë, por potencialisht serioze.