
Foto: Donald Trump dhe Mette Frederiksen
Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës për ‘fatin’ e Groenlandës janë përshkallëzuar sërish.
Një ditë pas operacionit të SHBA në Venezuelë që çoi në arrestimin e Nicolas Maduro, Donald Trump deklaroi se vendi i tij "ka nevojë për Groenlandën" - një deklaratë që shkaktoi një përgjigje të ashpër nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen.
"Duhet ta them shumë sinqerisht: Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë" të aneksojnë asnjë territor nën kontrollin danez .Nuk ka kuptim që Shtetet e Bashkuara të flasin për nevojën për të marrë kontrollin e Groenlandës.
Ne kemi një marrëveshje mbrojtjeje me SHBA-në që u garanton atyre akses në Groenlandë. Dhe ne kemi investuar ndjeshëm në rritjen e mbrojtjes në Arktik. Është koha që Shtetet e Bashkuara t'u japin fund kërcënimeve të tyre kundër një aleati historik dhe kundër një vendi dhe një populli që e ka thënë, shumë qartë, se nuk është në shitje", tha ajo.
Lajmi kryesor:
Pas Venezuelës, Groenlanda? Danimarka në alarm! Trump përforcon dyshimet: Na duhet për mbrojtjen! Kryeministrja Frederiksen: Mjaft me kërcënime



