Pas takimeve me presidentët Meta
pret kryetaren e Kom. të Jashtëm

Pas takimeve me presidentët Meta<br />pret kryetaren e Kom. të Jashtëm<br>
Ilir Meta pas ish-Presidentëve ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me kryetaren e Komisionit të Politikës së Jashtme Mimi Kodheli.

Takimi është zhvilluar në Presidencë në orën 19:00, ndërsa në qendër të diskutimit kanë qenë negociatat me Greqinë, pas kërkesës së Bushatit drejtuar Presidentit për plotfuqishmërinë.

Presidenti Meta ka takuar më parë dhe ish presidentët, Rexhep Mejdanin, Alfred Moisun, Bamir Topin dhe Sali Berishën, për të diskutuar në lidhje me kërkesën e bërë nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dy ditë më parë për të nisur negociatat me Greqinë. 

Në lidhje me këtë çështje, Presidenti Meta do të takojë edhe nënkryetarin e Komisionit për Politikën e jashtme, Tritan Shehun, i cili më parë ka mbajtur edhe postin e ministrit të Jashtëm.

Er.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024