Deputetja e PD Majlinda Bregu pas takimit me zyrtarin e lartë të DASH dje pasdite në Tiranë, në mbrëmje ka shijuar koncertin e 3 musketierëve, Aleksandër Gjokës, Elton Dedës dhe Redon Makashit.
 
Koncerti u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ndërsa deputetja e PD ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook disa momente nga mbrëmja magjike.
 
Pasditen e së hënës Bregu zhvilloi një takim me zv/ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit, Yee.
 
Bregu ka diskutuar me amerikanin për vendimin e PD për bojkotin e zgjedhjeve dhe ngërçin politik ku është futur vendi.


dy.b/shqiptarja.com