Pas takimit me Kurtin, Vuçiç mbledh përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Pas takimit me Kurtin, Vuçiç mbledh përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Takimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Beograd, 21 gusht 2022.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar në Beograd më 21 gusht me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Ky takim në Beograd pason takimin midis Vuçiçit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel më 18 gusht në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Takimet në Bruksel përfunduan pa asnjë marrëveshjes.

Vuçiç më pas njoftoi se do të takohej me rrethin e gjerë të përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, përfshirë përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë udhëheqëse të serbëve në Kosovë që ka lidhje të ngushta me Partinë Përparimtare Serbe të Vuçiçit.

Në takimin e 21 gushtit ka marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, nënkryetar i Listës Serbe, i cili është në listën e zezë amerikane që nga dhjetori i vitit 2021 dhe ka një urdhërarrest aktiv nga Kosova. Urdhërarresti ka të bëjë me dyshimet për frikësim dëshmitarësh në rastin e njohur si "Brezovica".

Pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nuk pati deklaratë për media, por Vuçiç pritet të mbajë një adresim drejtuar kombit më vonë gjatë ditës.

Takimet në Beograd vijnë teksa data e 1 shtatorit po afrohet. Në këtë datë do të rinisë zbatimi i dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, që nxitën serbët lokalë në Kosovë të ngrenë barrikada më 31 korrik dhe 1 gusht.

Por, pasi barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit, Qeveria e Kosovës njoftoi për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për një muaj.

Vendimi i parë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia, në ato RKS (Republika e Kosovës). Targat me akronime të qyteteve të Kosovës – sikurse KM, PZ e të ngjashme – që lëshohen nga Serbia, konsiderohen ilegale nga Prishtina zyrtare.

Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, që hyjnë në Kosovë. Këtë dokument, Serbia ua lëshon shtetasve të Kosovës qe 11 vjet dhe derivon nga Marrëveshja për lirinë e lëvizjes që palët kanë arritur në Bruksel më 2011.

Bashkimi Evropian ka thënë se Vuçiç dhe Kurti janë pajtuar që të vazhdojnë dialogun për të gjetur zgjidhje për çështjen e targave dhe dokumenteve, teksa Beogradi ka pretenduar se Kurti në rundin e dialogut të 18 gushtit ka refuzuar të gjitha propozimet e prezantuara nga Vuçiçi./REL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:05
Vuçiç: Kam mbështetjen e serbëve nga Kosova për një zgjidhje kompromisi

1661087294_1660744973vucicf.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në takimin e 21 gushtit në Beograd me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, mori mbështetjen e tyre që të punojë për të gjetur një zgjidhje kompromisi lidhur me vendimet e Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.

I pyetur se cila do të ishte një zgjidhje e tillë, ai tha se “nuk e di”.

“Sapo ta kuptoj, do t'iu njoftoj. Ne do të përpiqemi, do të bëjmë më të mirën. Nëse mundemi, mundemi, nuk mundemi, nuk mundemi”.

Vuçiç tha se Serbia dëshiron ta ruajë paqen dhe shtoi se “do të gjejmë më shumë propozime kompromisi”. Sipas tij, ajo që kërkuan përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, gjatë takimit të së dielës, ishte që të mos përballeshin me përndjekje dhe Vuçiç tha se u ka garantuar se nuk do të lejojë një gjë të tillë.

Presidenti serb tha se Serbia gjendet në një situatë shumë të vështirë dhe se “do të kërkojmë me dëshpërim një kompromis për 10 ditët e ardhshme. Shpresoj se do t'ia dalim”.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin