Pas takimit me Lu, Basha letër
Ramës: Prano propozimin e Yee

Pas takimit me Lu, Basha letër<br />Ramës: Prano propozimin e Yee
TIRANE-Pas takimit 2 ore me ambasadorin amerikan Donald Lu, kryetari i PD i nis nje leter zyrtare kryeministrit Rama. Ne leter, kryedemokrati Lulzim Basha i kërkoi sot publikisht kryeministrit Edi Rama që të pranojë edhe ai paketën e propozimeve të SHBA dhe BE. 

"Z Rama,

Në emër të opozitës ju informoj se prej ditës së djeshme në ora 12:00 opozita ka pranuar pa kushte propozimin e integruar të prezantuar si zgjidhje për krizën politike nga Ndihmës ZëvëndësSekretari Shtetit, Hoyt Yee.

Duke konfirmuar pranimin e plotë të propozimit të integruar, ju bëjmë thirrje që dhe ju të konfirmoni publikisht pranimin pa kushte të propozimit të SHBA, për t'i hapur rrugë zbatimit të kësaj pakete me qëllim garantimin e kushteve për një proces zgjedhohr të lirë dhe të ndershëm për qytetarët shqiptarë. 

Duke shprehur bindjen se propozimi i SHBA përbën rrugën e duhur për zgjidhjen e krizës, konfirmoj gatishmërinë e opozitës për implementimin e plotë të saj, pa asnjë vonesë
", thuhet në letrën e Bashës drejtuar Ramës.

letra e bashes
(Letra e Bashes drejtuar Rames)

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut