Pas takimit me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, Edi Rama planifikon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot isha në Ambasadën e SHBA për një vizë amerikane” tha kreu i Partisë Socialiste, ndërsa shtoi se “në Ambasadën e SHBA ishte një poster interesant për votën, ku thuhej ‘ voto, respekto të shkuarën dhe lufto për të ardhmen”.
Duke marrë shkas nga ky poster, Rama tha se është e rëndësishme të respektohet vota e çdo qytetari.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)