UASHINGTON - Veç përgatitjes për sulmin e kufizuar, SHBA-ja është duke parë edhe mundësinë që të japë sa më shumë ndihmë për rebelët sirianë. Në këtë konkluzion kanë arritur dy senatorët John McCain dhe Lindsay Graham, raporton CNN.
Dy senatorët kryesorë u takuan të hënën me presidentin Barack Obama në zyrën ovale, pas diskutimeve që po bëhen për sulmin ndaj Sirisë që mund të ndërmarrë SHBA-ja. Pas takimit, McCain dhe Graham thanë se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shtojnë sa më shumë ndihmën për rebelët në Siri.
“Ne ende kemi shqetësime të mëdha për atë që po ndodh por ne mendojmë dhe besojmë se duhet të formulojmë një strategji me qëllim që të përmirësojmë aftësisë e Ushtrisë së Lirë Siriane me qëllim që të degradojë sa më shumë kapacitetet e ushtrisë së Bashar al-Assadit”, - tha pas takimit senatori, John McCain, anëtar i Komitetit për Shërbimet e Armatosura në SHBA.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me disa aleatë të saj, akuzojnë qeverinë e Bashar al-Assadit se në datën 21 gusht ka përdorur gaz sarin kundër popullsisë. Administrata e Presidentit Obama thotë se, gjatë këtij sulmi vdiqën më shumë se 1400 persona, prej të gjithë rreth 420 ishin fëmijë. Pikërisht përdorimi i armëve kimike ka sjellë shqetësime të mëdha në rradhët e shteteve, që e kanë konsideruar si “sfidë për botën”.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Assad: Sfidoj Obamën dhe Hollande