Pas të nxehtit përvëlues, sot pritet rikthimi i reshjeve të shiut dhe rënie e ndjeshme e temperaturave! Si parashikohet moti për këtë javë

Pas të nxehtit përvëlues, sot pritet rikthimi i reshjeve të shiut dhe rënie e ndjeshme e temperaturave! Si parashikohet moti për këtë javë

Pas një vere “përvëluese” me temperatura të larta (madje më të larta se mesataret mujore klimatike) tashmë duket se tabloja meteorologjike ndryshon plotësisht.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo për shkak se tashmë mbi vendin tonë (dhe jo vetëm dhe në një pjesë të europës) pritet depërtimi i njëpasnjëshëm i disa qendrave të thella të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

Depërtimi i këtyre qendrave ciklonare mund të jetë problematike sepse do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme (zhvendosja e shpejtë e ajrit të ngrohtë me ajër më të ftohtë) dhe energji potenciale të çliruar në mënyrë të vrrullshme.

"Por në çfar përkthehet kjo? Kjo përkthehet në rradhë të parë në mot kryesisht të vranët por më e rëndësishmja reshje shiu të cilat do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër (pa harruar elementin e erës së fortë). Por le ti marrim ditët me rradhë", njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për ditën e sot moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura. Deri në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Edhe për ditën e Martë moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të cilat në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet mesatar e përgjatë ultësirës perëndimore lokalisht deri të lartë. Më pas reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar.

Për ditën e Mërkurë dhe ditën e Enjte rikthehen kthjellimet por edhe alternimet e vranësirave deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Për ditën e Premte përsëri mot i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.

Duhet theksuar gjithashtu se ditën e Hënë dhe atë të Premte parashikohet erë intensive nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 20-22 m/s erë problematike përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Gjithashtu pritet një rënie graduale e temperaturave por në ditë të caktuara rikthehen në vlerat mbi 30 grad kjo për shkak të erës së fortë jugore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)