Pas tërmetit dhe Covid 19, dy libra për mirëqenien e fëmijëve

Si e përjetove tërmetin? Çfarë është virusi korona? A mund të më ngjitet mua virusi? A duhet të mbajmë maska? Këto janë disa nga pyetjet më të shpeshta, që bëjnë fëmijët prindërve këtë periudhë, që mbarë bota është duke kaluar pandeminë Covid 19. Për këto dy situata u promovuan dy libra për fëmijë, “Trinka dhe Semi: Dita kur toka u lëkund”  dhe “Mposhtja e virusit të madh: Trinka, Semi dhe qyteza punojnë  tok” me autore Chandra Michiko Ghosh, synojnë lehtësimin e tronditjes psikologjike pas tërmetit dhe gjendjes shëndetësore të shkaktuar nga Covid -19.

 “Jemi këtu për të promovuar dy libërtha, që mendojmë se janë shumë të rëndësishëm.  Ky projekt ka si qëllim mirëqenien psikologjike të famijëve gjatë këtyre periudhave, tërmetit dhe pandemisë”, shprehet Enkel Bulica, drejtues i FTA.

Por, psikologia Anila Sulstarova argumenton rëndësinë e kujdesit që duhet që të ketë një prind për t’u kujdesur për shëndetin e tij emocional, sikundër edhe të fëmijës.
“Askush nga ne si ka harruar pamjet e tërmetit, stresin e izolimit nga Covid 19, dhe pafuqishmërinë për të organizuar ditën për fëmijët. Prandaj unë mendoj se këto dy libra janë vlerë e shtruar në bibliotekën e çdo familje dhe shkolle”, shprehet Sulstarova.

Librat, përveçse do të shpërndahen nëpër shkolla mund të shkarkohen falas dhe online.

   

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen