Pas tërmetit rrezikonte të mbetej pa shtëpi/ Ndodh mrekullia për familjen e Safet Poçit, të paralizuarit që dergjet në shtrat

Pas tërmetit rrezikonte të mbetej pa shtëpi/ Ndodh mrekullia për familjen e Safet Poçit, të paralizuarit që dergjet në shtrat

I paralizuar dhe në moshë të thyer, Sefer Poçi dhe familja e tij në Farkë rrezikoi që nga tërmeti i së shtunës të mbetej edhe pa banesë. Por, Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër që t’i rindërtojë nga e para të gjitha banesat e dëmtuara nga lëkundjet e sizmike, me ndihmën e donatorëve. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali siguruan familjen e Sefer Poçit dhe të gjithë qytetarëve të prekur nga pasojat e tërmetit, se do të kenë shumë shpejt banesat e rindërtuara.

“Ndonjëherë, ndonjë fatkeqësi, dramë, apo traumë që ndodh, na mobilizon edhe për të bërë ca punë që ishin për t’u bërë. Në fakt, në gjeografinë e periferive të Tiranës, kryesisht janë prishur shtëpitë e njerëzve të varfër, se të gjithë flasin kullat, por në fakt nuk janë prishur shtëpitë e atyre që kanë ndërtuar ndërtesa të larta. Këtu, në Farkë, një nga shtëpitë më të vjetra të Farkës së Vjetër, por edhe më e këputura, është ajo që pësoi edhe më shumë dëme”, tha Veliaj.

Menjëherë puna ka nisur me matjen e banesës së vjetër, e cila do të ringrihet nga e para, duke iu përgjigjur me punë konkrete nevojave të qytetarëve. “Kjo është arsyeja pse bashkë me Elisën kemi marrë një zotim: me t’u larguar ne, do vijnë inxhinierët, do bëjnë matjet, shtëpia do bëhet nga e para, me të njëjtin volum, por konstruksion i ri, që fëmijët e vegjël dhe ata që janë pak më të mëdhenj, të kenë një shtëpi të re. Besoj se është mënyra më e mirë se si përgjigjemi, jo me llafe, por me punë konkrete

Një përqafim, një ndihmë ushqimore, është mirë për të kaluar ditët e para, por ajo që na e zgjidh përfundimisht këtë punë është ndërtimi i shtëpisë së re. Kompanitë e ndërtimit kanë marrë secila nga një dosje, kanë adoptuar secila nga një shtëpi, dhe për sa kohë që në këtë qytet kanë pasur begati e prosperitet, do t’i japin mbrapsht këtij qyteti edhe bujarinë e nevojshme. Të japim fjalën! Herën tjetër që do vijmë, do jemi për të festuar shtëpinë e re. Ky qytet vërtet ka 100 halle, por edhe rrëzohemi bashkë kur bie tërmet apo një përmbytje, por edhe ngrihemi bashkë”, tha Veliaj.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali vlerësoi gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës për t’iu përgjigjur në kohë rekord nevojave të qytetarëve pas lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit që prekën kryeqytetin. Spiropali theksoi se të gjitha institucionet janë të mobilizuara në terren për të kapërcyer këtë situatë.

“Faleminderit ty edhe bashkisë që në kohë rekord gjetët një zgjidhje të tillë, që është në fakt e jashtëzakonshme, sepse shtëpia do jetë më e mirë seç është. Ato që vinë nga natyra nuk i kontrollojmë dot, tërmeti është një nga këto gjëra, po ato që mund t’i bëjë robi, atë që mund të bëjë qeveria, që mund ta bëjë bashkia, ne do ta bëjmë. Prandaj, jemi mobilizuar edhe në terren, në të gjithë territorin, për ta mbuluar, për të parë aty ku janë nevojat më të mëdha, shtëpitë që janë të pabanueshme, njerëzit që kanë nevojë për ndihma dhe përkujdesje, dhe po punojmë të gjithë si ekip për të përballuar këtë gjendje emergjence pas tërmetit. Bashkia e Tiranës është në krye të punëve”, theksoi Spiropali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja