Pas Thatcher, Britania e Madhe do
të ketë sërish një Kryeministre grua

Theresa May, Sekretarja e Brendshme ka fituar edhe raundin e dytë të votimeve për të zevendësuar David Cameron në postin e kryetarit të konservatorëve dhe kryeministrit. 

Ajo siguroi një fitore prej 199 votash, ndërsa rivalja e saj Andrea Leadson u rendit e dyta me 84 vota.

Ndërsa ministri i Drejtësisë Michael Gove është eliminuar nga gara për udhëheqjen e Partisë Konservatore në këtë raund të dytë të votimeve.

Tashmë gara për Kryeministrin e ardhshëm të Britanisë ndahet mes Theresa May dhe Andrea Leadson. 

Kreu i ri konservator dhe kryeministri do të shpallet jo më vonë se 9 shtatori sipas rregullave të partisë.

Këto votime erdhën pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, ku kryeministri Cameron dha dorëheqjen.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com) 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë