Në Rusi kanë shpërthyer protestat nga qytetarët, pas thirrjes së Putinit në mëngjes për t’u mobilizuar ushtarakisht. Më shumë se 109 persona u arrestuan gjatë protestave, tha një grup i të drejtave të njeriut në Rusi, disa orë pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi draftin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Grupi i pavarur i monitorimit të protestës OVD-Info tha se ishte në dijeni të ndalimeve në të paktën 15 qytete të ndryshme. Tubimet janë të paligjshme sipas ligjeve të Rusisë kundër protestave.
Lajmi kryesor:
Putin shpall mobilizimin e pjesshëm, thirren 300 mijë rezervistë për luftën në Ukrainë: Perëndimi dëshiron që të na shkatërrojë










