PRISHTINE - Pas Tiranës, Komisioneri për Politikën Evropiane të Fqinjësisë & Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn ndodhet sot në Kosovë në një vizitë zyrtare.

Gjatë kësaj vizite dyditore, Hahn do të takohet me udhëheqësit politikë të Kosovës, ndërsa ai do të marrë pjesë edhe në inaugurimin e Kompleksit të Pallatit të Drejtësisë, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.

Kompleksi i Pallatit të Drejtësisë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës, do të përurohet të mërkurën, më 25 mars. Shuma e përgjithshme e këtij projekti, i cili është implementuar në kuadër "Modernizimit të infrastrukturës në sektorin e sundimit të ligjit" është 30 milionë euro, nga të cilat 26.1 milionë euro nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe komisioneri Evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë & Negociata për Zgjerim, Johanes Hahn, do të mbajnë një fjalim para audiencës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)