Pas urganit Harvey në Teksas, një
tjetër uragan kërcënon Floridën

Sipas autoriteteve amerikane uragani “Irma” ka arritur në kategorinë e pestë të saj (niveli më i lartë i urganave) duke e bërë atë jashtëzakonisht të rrezikshëm teksa pritet të kalojë në Karaibe.
 
“Irma” ka arritur erërat me shpejtësi 290 km/h, duke e bërë atë më të fuqishmin që Atlantiku ka parë në dekadën e fundit.
 
Sipas parashikimeve “Irma” do të sjellë stuhi të fuqishme, erëra kërcënuese dhe reshje të mëdha shyiu që mund të shkaktojnë përmbytje.
 
Erërat dhe shirat priten të mbërrijnë të dielën në shtetin e Floridës, ku dhe pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.
 
Megjithatë, Qendra Kombëtare e Uraganit (NHC) ka paralajmëruar se është tepër herët të parashikosh rrugën e saktë të “Irma-s” ose efektet dhe pasoja që do të lërë në kontinentin amerikan.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.co

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani