VLORË- Pas ngjarjes në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona, duket se një tjetër konflikt ka lindur në jug të vendit përsa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhe (Dhërmi) janë djegur 60 shezllone të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.
Burime bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare ose konkurrenca.
Po sipas burimeve për Report Tv, shezlongët kanë qënë në pronësi të 55 vjeçarit Bilbil Domit. Shezlongët i kishte mbledhur për t’i hapur ditën e nesërme, pasi sapo kishte marrë lejen e shfrytëzimt të plazhit. 55-vjeçari mësohet se ka deklaruar në polici se nuk mund t'i vërë gishtin askujt, por ka pasur pakënaqësi nga bizneset përreth. Siç duket disa bizneseve fqinjë të tjerë nuk i ka pelqyer kjo, dhe dyshimet e para kanë qënë nga konkurenca.
Përfaqësuesja ligjore e Domi.al.shpk, Artemis Kito tha në një deklaratë për mediet se ato nuk kanë pasur konflikt me asnjë individ tjetër dhe se ngjarja mund të ketë qenë edhe aksidentale, por presin zbardhjen e saj të plotë nga uniformat blu. Ende nuk ka asnjë të shoqëruar nga policia.
Vetëm dy ditë më parë për shkak të një konflikti për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve në Velipojë, mbetën të vrarë 4 persona dhe 2 të plagosur, duke tronditur kështu jo vetëm zonën, por të gjithë vendin në një kohë kur përpiqemi të dalim të rimëkëmbur në këtë fillim sezoni turistik nga një pandemi që jo pak na goditur.
Përfaqësuesja ligjore e Domi.al.shpk, Artemis Kito ka reaguar në lidhje me djegien e 60 shezlongëve në Dhërmi, të cilat i përkisnin këtij biznesi.
Kito tha se ato nuk kanë pasur konflikt me asnjë individ tjetër dhe se ngjarja mund të ketë qenë eadhe aksidentale. Ajo tha se presin nga policia që të zbardhet.
'Ne jemi pajisur me stacionet e plazhi në Drimadhes, jemi aprovuar më 8. 6. 2021 dhe për pagesën e taksave kemi shkuar në bashkia e Himarës. Mbrëmjen e djeshme kemi marrë tel nga banorët që panë zjarr dhe tym pa ditur se çfarë po ndodh. Erdhëm në vend bashkë me policinë, dhe gjithë shezlongët ishin djegur. Nuk e kishim nisur akoma aktivitetin sepse 25.6.2021 kemi marrë njoftim nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe prisnim piketimet nga Bashkia e Himarës. Nuk kemi pasur konflikt me individ tjetër. Shkak konkurrenca? Nuk mund të mendoj asnjëri në këtë moment, mund të ketë qenë edhe aksidentale. Presim të zbardhet.'- tha Kito.
60 shezlongë të një biznesi janë djegur në mesnatë në Drimadhe (Dhërmi) dhe shkak për këtë dyshohet të jetë konkurenca e pandershme. Siç shihet nga pamjet zjarri është vënë me qëllim pasi shezlongët janë djegur një e nga një. Pronari i biznesit kishte vetëm 24 orë që kishte marrë leje për shfrytëzimin e hapësirës së bregdetit.
Bilbil Domi, kishte vetëm 24 orë që kishte marrë lejen për shfrytëzimin e vijës bregdetare. 55-vjeçari mësohet se ka deklaruar në polici se nuk mundet që t'i vërë gishtin askujt, pasi nuk ka pasur përplasje me ndonjë person, por ka pasur pakënaqësi nga bizneset përreth. Ende nuk ka asnjë të shoqëruare në lidhje me ngjarjen.
I gjithë bregdeti privat.Jetoj ne greqi dhe nuk eshte I gjithe plazhi privat. Bashkia ka vene falas edhe cadra per njerzit qe nuk mund te vejne dot ne privat. Dhermiasit nuk kane vend fare per plazh dhe ketu eshte faji I bashkise
PërgjigjuAh mase u shkerdhehen rropt te gjithve o plehra,20 mije leke shazlloni..sikur jemi ne Miami Beach.. keshtu e bere kete pune o Sali Plehra,cove gjith maloket ne Dhermi i bere me plazh privat. U shofshi,nuk ka derrman kjo pune,ka marre ferra uraten. C'do gje do vej ne vend te vete. Plazhi eshte i perendise,ne kalimtare jemi.
PërgjigjuSHTETI TE NDERHYJE DHE TE PERCAKTOJE CDO GJE ..QE NGA NDERTIMET DUKE MOS ZENE ASNJE CM RERE TE DOMOSDOSHME PER VENDOSJE CADRASH,E DERI TEK PLAZHET PUBLIKR APO,PRIVATE,,,PARKINGJET DHE KENDET E LOJRAVE..NUK I LIHET NE DORE PRIVATIT...
Përgjigju